Një avion i linjës Stuttgart-Prishtinë ka marrë flakë në ajër, ndërkohë që është detyruar që të bëjë një ulje urgjente në Slloveni.

Aeroplani i linjës Stuttgart-Prishtinë që kishte brenda plot shtetas të Kosovës mori flakë gjatë fluturimit. Menjëherë sapo është pikasur defekti, piloti, një shqiptar i Kosovës, ka kryer ulje emergjente në Slloveni. Për pasojë ka mbetur i lënduar vetëm piloti, raporton Insajder.

Avioni i përket kompanisë ajrore Euroëings dhe se sipas informatave të paraqitura nga Aeroporti i Stuttgart-it, avioni pritet të mbërrijë në Prishtinë rreth orës 16:40.