Media italiane: Ana tjetër e emigracionit, historia e sipërmarrëses shqiptare, Sonila Alushi

Italia po përballet me një fluks refugjatësh, çështje që vë në diskutim të vazhdueshëm politikat e vendit fqinj ndaj emigrantëve. Ndërsa para shumë vitesh Italia është përballur me emigracionin masiv të shqiptarëve, tashmë afrikanët janë ata që kërkojnë shpresën tek fqinji ynë.

Media italiane lacnews24 interviston sipërmarrësen shqiptare Sonila Alushi. Ajo rrëfen se shkoi në Itali për të studiuar, gjë që u bë e mundur falë ndihmës që i ofroi xhaxhai që kishte mbërritur atje me gomone.

Sonila tregon për lacnews24: “Fillimet i kam pasur shumë të vështira. Kur mbërrita këtu kam hasur edhe njerëz që nuk na mikpritën.

Për fat të keq ne shqiptarët kemi qenë të sigmatizuar, shumë shpesh të qenit shqiptar lidhej me kriminalitetin. Atë që kemi jetuar ne, po e përjetojnë afrikanët. Imazhi i gruas shqiptare ka qenë i lidhur me imoralitetin.

Mesazhi që kam për të rinjtë eshtë që të mos kenë frikë nga diversiteti. Duhet ta shohin integrimin si një çështje që i përket të gjithëve dhe jo vetëm atyre që vijnë në Itali. Nuk duhet të kemi frikë nga tjetri.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...