E braktisi nëna në jetimore, djali i kërkon ta marrë në shtëpi: ‘Ma pse më keni çuar në shtëpinë e fëmijës?

Në programin,“Dua të të bëj të lumtur” këtë të shtunë, ndër të tjerë, ishte edhe një djalë i ri të cilin e kishte braktisur e ëma në jetimore prej 10 vitesh.

Ardiasi e kishte thirrur nënën e tij, Samijen për ta pyetur se pse e kishte braktisur në jetimore dhe për ta pyetur për identitetin e babait të tij, të cilin ai nuk e ka njohur kurrë.

Mes lotësh, Samija rrëfeu se ajo nuk kishte pasur mundësi ekonomike për të mbajtur 3 fëmijët e saj dhe për këtë arsye i kishte dërguar në jetimore.

Për situatën në të cilën ndodhej ajo bëri fajtor ish bashkëshortin e saj, i cili sipas saj, nuk kujdesej për familjen, vidhte dhe paratë që fitonte nuk i dërgonte në shtëpi.

Për këtë arsye, ajo u nda nga i shoqi kur Ardiasi ishte vetëm 6- muajsh dhe ai nuk e njohu kurrë të atin.

Ardiasi në studio i kërkoi Samijes që të jetonin së bashku dhe të mos qëndronte më në jetimore.

Ndër të tjera, ai iu drejtua:

Ma pse më keni çuar në shtëpinë e fëmijës? Gjithashtu unë dua që të bashkoj familjen, prandaj dua të njoh babin!”

Samija refuzoi t’i tregonte për të atin, ndërsa pas shumë lutjesh nga ana e djalit dhe e moderatores së programit, pranoi më në fund që ta merrte djalit të jetonte me të dhe jo në shtëpinë e fëmijës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...