29 VITE NGA 14 JANARI I 1990, DEMOSTRATA E HESHTUR

14 janari i 1990, shkëndija e parë e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri, ajo demonstratë e heshtur që nisi si aksion për të rrëzuar bustin e Stalinit në Shkodër është përkujtuar sot pas 29 vitesh.

Nënkryetari i PD Edi Paloka i pranishëm në këtë ceremoni tha se edhe sot situata në Shqipëri është pothuajse e njëjtë duke akuzuar kështu kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij..

Duke mbështetur protestën e studentëve nënkryetari i PD tha se nuk mund të lihet vetëm në duart e tyre dhe se zgjidhja e vetme është largimi i kryeministrit që Paloka i vuri epitetin Lolo.

Me 14 janar 1990 të rinjtë e asaj kohe më në krye Rin Monajkën tentuan të rrëzojnë bustin e Stalinit në qendër të Shkodrës. Kjo nuk u arrit për shkak të sigurimit të shtetit dhe forcave policore të asaj kohe që kishin rrethuar vendin.

Disa prej tyre u burgosën ndërsa të tjerë u mbajtën për disa ditë përmes torturave. 14 janari është revolta e parë anti-komuniste e cila i dha shtysë të gjitha ngjarjeve të tjera që rrodhën më pas deri në rrëzimin e sistemit pas një viti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...