Studentët e Fakultetit Ekonomik, Juridik, Inxhinierisë së Ndërtimit, por dhe Shkencave Sociale prej katër ditësh kanë nisur protestat dhe ngujimin brenda ambienteve të fakulteteve.

Para disa minutash studentët e Fakultetit Ekonomik, dolën në një deklaratë për media.

Pas takimit që zhvilluan mes tyre, ata vendosën vazhdimin e protestave dhe bojkotimin.

Bojkotimi i procesit mësimor do të vazhdojë derisa kryeministri Rama të plotësojë kërkesat që ata i kanë paraqitur. Studentëve të Tiranës u janë bashkuar edhe studentët e Shkodrës. Ata janë shprehur se nesër do të protestojnë sërish.

Këtë njoftim ata e kanë publikuar në rrjetet sociale, ku studentët e Fakultetit të Infermierisë dhe të Shkencave të Natyrës paralajmërojnë se do të ketë protesta masive.

Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave, ndryshe bojkotimi i procesit mësimor do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.