Protesta e banorëve të Astirit ka hyrë sot në ditën e 71-të të saj. Mes thirrjeve “Rama ik” banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre për projektin që e ndërtimit të unazës së re.

Edhe sot, ashtu si çdo pasdite, deputetë të Partisë Demokratike kanë mbështetur këtë protestë.

Në fjalën e tij përpara banorëve dhe mediave, deputeti Klevis Balliu tha se Edi Rama po shkatërron demokracine e vendit dhe për kërkon të krijojë përçarje mes banorëve të veriut dhe jugit të vendit.

Balliu tha se qeveria duhet të kishe dhënë zgjidhje për banorët, ndërsa shtoi se forca e këtyre banorëve do të rrëzojë Edi Ramën.

“Ndaj hiq fustanin dhe vish pantallonat”,tha Balliu duke iu drejtuar Ramës, ndërsa shtoi se përndryshe banorët do të shkojnë në Surrel.