Bora e ditëve të fundit e cila përfshiu të gjithë territorin e qarkut Shkodër ka sjellë probleme të mëdha edhe për banorët e lagjes Zogaj të cilët janë ankuar pranë redaksisë së Star Plus.

Nisur nga ky fakt grupi i xhirimit i Star Plus udhëtoi sot për në lagjen “Zogaj” për të parë nga afër situatën ,por udhëtimi u kthye në një aventurë të rrezikshme për ne por edhe për shoferët e rastësishë. Në gjysëm e rrugës ngrica solli probleme ndërkohë ndërrimi i dy mjeteve u bë i vështirë

Teksa ecim më tej prej tre ditësh qëndron i rrëzuar autobus i i linjës Shkodër-Shirokë-Zogaj. Për nxjerrjen e mjetit nga aty janë angazhuar emergjencat bashkë me mjete private

Për të mbërritur në lagjen Zogaj na u desh më shumë se një orë për shkak të rrugës së ngushtë e cila në këto kushte nuk lejonte shkëmbimin e dy automjeteve

Pas më shumë se një orë mbërrijmë në Zogaj.Banorët kanë nisur me lopata pastrimin e rrugës

Bora ka kriju situata nga më rë cuditshmet , ku njëri nga banorët e kësaj lagjeje na thotë se ditën e djeshmë i është dashur që të shkojë në një ceremonin varriimi në Shirokë dhe është detyruar që të shkojë me varkë sepse në rrugë tokësore ishte gati e pamundur

Fëmijët nuk bëjnë mësim prej ditësh. Mësuesit nga Shkodra e kanë të vështirë të udhëtojnë kur nuk ka për momentin as linjë autobusi

Kjo lagje e qytetit është e harruar të paktën prej tre dekadash , ndërkohë që strukturat e shtetit, deputet etj nuk marrin mundimin që të vizitojnë nga afër këta banorë përvecse kur afron fushata elektrorale.