3 vallet më të njohura të Veriut

Kultura artistike popullore shqiptare nuk mund të kuptohet pa kërcimet tradicionale, të cilat shoqërohen nga muzika dhe veshjet e tyre tipike.

Çdo zonë e caktuar ka vallen apo veshjen karakteristike, e të shumta janë versionet e valleve që do të shikoni nëpër dasma apo ambjente të ndryshme festive. Zona e veriut është një nga zonat e Shqipërisë me vallet popullore më të bukura por edhe më të vështira, ku një pjesë e tyre karakterizohen nga forca, burrëria e trimëria.

Vallet e dyluftimit, vallet e trimërisë apo dhe vallet e shumta lirike bëjnë pjesë në listën e valleve veriore që kanë fituar pozicionin e tyre të respektuar në kulturën popullore.

Por cilat janë vallet më të njohura të veriut? Më poshtë po rendisim top 3 vallet më të famshme, edhe pse jemi të bindur se secili prej jush ka klasifikimin e vetë në mendje për këto kërcime që ndezin shpirtërat e të gjithëve.

1. Vallja e Tropojës

Kjo valle është tradicionale për të gjithë Malësinë e Gjakovës, dhe ka shumë arsye që e bëjnë të pozicionohet në vend të parë! Muzika e bukur, lëvizjet plot hijeshi të vajzave që kombinohen me lëvizjet plot vendosmëri të djemve, bëjnë që kjo valle të përcjellë një atmosferë vërtet unike në çdo event ku luhet.

Hapja e krahëve nga ana e valltarëve djem krijon simbolikën e hapjes së krahes së shqipes, e tek ky element kaq i dukshëm kombëtar vallja fiton dhe një vend të veçantë në zemrat e shqiptarëve që e kërcejnë atë. (Për një interpretim të mrekullueshëm të valles.

2. Vallja e Kukësit

Lëvizjet e shpejta, energjia dhe adrenalina e kësaj valle kanë bërë që të gëzojë një nam të madh veçanërisht nëpër dasma, ku nuk mund të fshihet admirimi kundrejt atyre që ja dalin të mbajnë deri në fund hapat e kësaj valle. Ritmi që vjen duke u rritur shton entuziazmin, dhe është e lehtë të mahnitesh me thjeshtësinë me të cilën vendasit interpretojnë si të ishin valltarë profesionistë disa manovra aq të shpejta dhe ekspresive.

3. Vallja Dyshe Dibrane

Është një valle tipike burrash në Dibër, me lëvizje krenare e plot personalitet nga valltarët, të cilët bëhen mbështetje për njëri – tjetrin në lëvizjet më të vështira. Shoqëruar nga kostumet me tirq, jelek e qeleshe të burrave, si dhe shamia karakteristike e kuqe, kjo valle është shumë më tepër se kaq.

Është gati gati një performancë teatrore, ku burri komunikon zotësinë dhe fortësinë e tij, që përgjatë shekujve ka qenë mesazhi më i rëndësishëm që i takonte të përcillte.

Urojmë që kjo listë t’ju ketë sjellë sado pak dëshirën për t’ja marrë valles!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...