Ulja e temperaturave ditët e fundit shoqëruar me reshje bore ka shënuar një fluks vizitash të qytetarëve që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Të sëmurët me zemër janë më të mundshmit për të cilët temperaturat e ulëta ndikojnë negativisht dhe gjendja e tyre mund të rëndohet deri në goditje fatale.

Sipas shefit të repartit të kardiologjisë në spitalin rajonal të Shkodrës Edi Smajlaj i ftohti shton simptomat tek personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Mjeku Smajlaj jep edhe keshillat e tij per çdo te semure te prekur nga semundjet e zemres ku një ndër to është shmangia e konsumit të alkoolit dhe duhanit.

Për personat që vuajnë nga zemra, mjeku Smajlaj bën të ditur se ata duhet të bëjnë konsulta të here pas hershme, pasi mund të kenë nevojë për rregullim të mjekimit.

Moti i ftohtë i diteve te fundit ka bere qe rastet e paraqitjes ne spitale te shtohen ndjeshem, per kete keshilla e mjekeve per te gjithe eshte qe te evitojnë daljet sidomos ne oret e para te mengjesit.