Situata nga bora në bashkinë e Malësisë së Madhe sipas shefit të emergjencave civile të bashkisë Qerim Hysaj është nën kontroll dhe po merren masa për hapjen e të gjitha rrugëve.

Hysaj thotë se emergjencat kanë qenë ato shëndetësore dhe janë përballuar me sukses.

Vetëm fshatrat Nikç-Vukël të njësisë Kelmend janë të izoluaradhe kalimi i banorëve bëhet nga ana e Plavës dhe Gucisë në Malin e Zi për shkak se nuk mund të vijnë drejt Shkodrës.

Sipas bashkisë Malësi e Madhe pritet që në ditët në vijim situata nga bora në qytetin e Koplikut dhe fshatrat e njësive administrative të përmirësohet.