Kur do shpëtojmë nga i ftohti? Ja çfarë thonë sinoptikanët

Kur i gjithë vendi është ‘mbërthyer’ nga ulja e ndejeshme e temperaturave, reshjet e dëborës, apo dhe ngricat, lajme të mira vijnë për ditët në vijim.

Në një lidhje telefonike sinoptikania e “Meteoalb” Adiola Bani pohoi se ditën e dielë temperaturat do të pësojnë një rritje në mesditë, pavarësisht se mëngjeset janë në vlerat minus.

Po ashtu ajo bëri me dije se duke filluar nga dita e hënë do të ketë një përmirësim të situatës meteorologjike.

“Në zonat malore të Ersekës temperaturat kapin vlerat e minus 10 gradë celsius, ndërsa në qytet -9. Kjo ulje temperaturash ka nisur që mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë në Tiranë temperaturat ishin -1.6 gradë celsius. Dita e sotme është dita më e ftohtë e kësaj jave. Pritet një rritje e lehtë e vlerave termike nesër me 2 gradë. Mëngjesi nesër do të jetë minus -6 deri në – 7 gradë dhe më pas në mesditë do të ketë një rritje deri në 6 gradë.

Ditën e hënë do kemi reshje dëbore, kryesisht në zonat e malore. Ditën e martë do të rriten temperaturat. Kjo situatë do të na shoqërojë deri të premten.

Dita e premte sjell rikthim në vlerat normale të dimrit me rritje temperaturash, pasi do të kthehen edhe vranësira”, tha Bani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...