SHKODËR, ENDE PA MËSIM 40 SHKOLLA

Mësimi vazdon të pezullohet në një pjesë të madhe të shkollave të qarkut Shkodër. Morena Tirana,

përgjegjëse pranë Drejtorisë Rajonale Shkodër bën të ditur se 40 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme nuk kanë zhvilluar programin mësimor si pasojë e mosfrekuentimit të nxënësve në shkolla.

Shkak kryesor vazhdon të mbetet bllokimi i rrugëve që të çojnë në shkollë.

Morena Tirana shprehet se edhe në qytetin e Shkodrës ka shkolla të cilat kanë pezulluar mësimin si pasojë e mosfrekuentimit të nxënësve në shkolla.

Reshjet e borës, të rëna ditët e fundit kanë penguar nxnënësit të ndjekin procesin mësimor rregullisht. Zëvëndësimi i programit mësimor do të bëhet në ditët në vazhdim, sapo gjendja e kushteve të motit të përmirësohet

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...