Temperaturat e ulëta , reshjet e bores dhe ngricat e ditëve të fundit kanë krijuar probleme për gjithë por akoma më shumë probleme kanë krijuar për familjet e varfëra.

Ndodhemi në zonën në hyrje të qytetit ku jeton komuniteti rom sic shihet dhe nga pamjet këtu i ftohti duket se ka fituar cdo betejë. Të gjendur në kushte aspak normale, nje pjesë e komunitetit rom në qytetin e Shkodrës janë detyruar të kalojnë këto ditë të ftohta pa ngrohje.

Ato shprehen se kushtet e vështira të motit i kanë penguar për të siguruar të holla për të blerë ushqim për familjet e tyre. Përballimi i temperaturave të ulëta është problemi më i madh që ato kanë.

Temperaturat e ulëta, të ndjera në të gjithë vendin kthyer në problem të madh për këtë komunitet. Të pambrojtur dhe në mes të varfërisë, pjesa më e madhe e tyre jetojnë në strehëza të improvizuara, si shkak i pamundësisë për të jetuar në shtëpi me qera.

Këta banorë kërkojnë që të mbështeten nga pushteti lokal por edhe më gjerë, në mënyrë që të përballojnë acarin e këtyre ditëve të ftohta.