Skandali/ Rruga e Kombit e bllokuar, pse nuk anullohet koncesioni?

Është ndoshta rruga më e shtrenjtë në Europë, duke llogaritur të ardhurat për frymë. Është dhënë me koncesion në favor të kompanisë “Kastrati”, sepse kreu i qeverisë tha se kjo rrugë nuk

mirëmbahet dot nga shteti, i cili nuk ka fuqi. Prandaj, ia dha kompanisë private, e cila i ka vënë një gjobë të majme kujtdo që hyn e del në Kalimash.

Rezultati? Sapo ranë rreshjet e para të dëborës rruga është bllokuar, kurse kompania nuk po shpenzon as për të hedhur ca thasë me kripë. Natën e shkuar dhjetra makina,

plot me qytetarë kanë qenë të detyruar të ngujohen, sepse Rruga e Kombit u bllokua nga bora. Me orë të tëra ndenjën ata peng në temperatura të acarrit. Çfarë bëri koncesionari? Asgjë.

Çfarë kuptimi ka ky koncesion? Përse nuk anullohet? Teksa nuk plotëson kushtet e kontratës, pra mirëmbajtjes së rrugës, ku është i qeverisë që e ushqen me shuka paresh sikur me qenë gjel deti?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...