Një person ka humbur jetën pasi streha e një karburanti është shembur për shkak të shkak të rëndesës së dëborës.

Bëhet fjalë për Tonin Locin, punonjës tek karburanti, i cili ndodhej në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Pas shembjes së strehës së karburantit personi nuk ka mundur të lëvizë duke u bllokuar aty.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për shkak të zjarrit që është shkaktuar nga shembja e strehës.

Njoftimi i Policise:

Shkoder


Informacion Paraprak

Me date 10.01.2019, ora 17:10, është shembur një karburant në hyrje të Shkodres e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme, shtetasi T. L. 53 vjeç.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e MNZ. Shërbimet e Policisë po punojnë për nxjerrjen e trupit të viktimës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fermentimit” është shembur një tjetër karburant i po të njëjës kompani. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Policia po kryen veprimet per sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.