PRITEJ SHKARKIMI, KRYEGJYQTARI I SHKODRËS JEP DORËHEQJEN

Dy orë para se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mblidhej për marrjen e vendimit ndaj kryetarit të Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi në kuadër të Vettingut, ky i fundit ka dhënë dorëheqjen.

Ai nuk kalonte asnjë prej tre shtyllave bazë të Vettingut si për pasurinë, aftësitë profesionale dhe kriterin moral. Megjithatë, dorëheqja e Zefit nuk e ka penguar KPK-në të mblidhej të vendoste shkarkimin e kryegjyqtarit të Shkodrës.

Në seancë nuk është paraqitur as avokati mbrojtës Ardian Visha. Kërkesa për dorëheqjen e gjyqtarit duhet të paraqitet pranë këshillit përkatës dhe jep efektet në fund të muajit.

KPK gjeti shkelje sa i takon pasurisë së gjyqtarit Arben Zefi si dhe dyshohej i përfshirë edhe në një aferë korruptive gjatë ushtrimit të detyrës së gjyqtarit prej tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...