Nëna është e pazëvendësueshme, por vendin e saj nuk e zë dot askush!

Vëmendja ndaj nënës duket edhe më e mrekullueshme, kur vlera e saj dihet nga fëmija, sicc do të njiheni pak më poshtë…

Duket se gjithçka ka nisur si një “detyrë shtëpie” për të shkruar një ese për nënën, por nxënësja e quajtur Egi Gasa e shkollës “Ismail Qemali” (Tiranë), i ka kaluar pritshmëritë.

Eseja ka dalë aq e bukur dhe e ndjerë, saqë ka nisur të shpërndahet nëpër rrjetet sociale dhe madje, edhe vetë portali shkollor i ka dedikuar asaj një kënd të veçantë.

Me të drejtë, në fakt…

Në vijim, lexoni letrën emocionuese të gjimnazistes nga Tirana dhe… shkoni e puthni nënat tuaja!

***
Nëna…qenia me sublime, që me krahët e saj lëshon dashurinë si një breshër i fortë dhe bota ngjyroset në të gjitha skajet nga veriu në jug me nuancat e jetë.

Ne jemi fryt i një nëne të palodhur, që çdo natë bie duke menduar dhe falënderuar zotin, që i fali ndjenjën më të bukur që ekziston.

Nuk rresht kurrë së ndaluari për të kthyer çdo vuajtje që tronditin zemrën si një tërmet i fuqishëm në dashuri dhe ngrohtësi.

Vetëm nënat e zotërojnë këtë aftësi, sikur të kenë një damar të përbërë prej qelizash dashurie dhe jete.

Sikur ta rikthenim jetën pas si një film dhe të përfytyronim sesi do të ishte jeta pa nënën, a do të mundeshim vërtet që ta realizonim?

Kam frikë që jo, sepse edhe kur e shkruaj këtë frazë me këtë penë të zezë ngjan sikur nuk jam një njeri, jam dikush që nuk ka ndjenja njerëzore, jam dikush që nuk është dikush në fakt, po thjesht një hije që kërkon të kthejë kohën e çmuar pas.

Ndonëse mund të jem një fëmijë dhe nuk kuptoj ndjenjën e të qenurit e tillë, por ama kuptoj fare mirë ato lot që rrjedhin çdo ditë e natë, sikur oqeani të kishte lot vu.ajtje, e jo ujë.

Trupi, krahët, këmbët e tyre nuk ndjejnë dhim.bje nga ke.qtrajtimet prej frikacakëve të kësaj bote, që nuk nxjerrin kokën, po rrinë ashtu si strucë të fshehur, por e vetmja gjë që u dhe.mb atyre është ajo foleza e vogël, e cila prodhon dashuri dhe vetëm dashuri.

Me një fjalë zemre mund të them, që nëna është gjeneratori që prodhon dashuri dhe jetë për botën, sepse në fund të fundit, për këtë jetojmë dhe vde.sim.

Dashuria është gravitet, i bën njerëzit që të tërhiqen nga të tjerët, ajo është pushtet i nënës, e cila nuk lejon njerëzit që të mbyten në egoizmin e verbër.

E në fund, për nënat dashuria është ajo çfarë i jep kuptim jetës njerëzore dhe përpiqen gjithmonë që jeta të mos mbushet me harbutëri, por të mbështillet fort e asnjë pjesë të mos ngelet e hapur, ngaqë dashuria duhet të pikojë sadopak në trupin e të gjithëve.

Mund të jetë përmendur shumë herë fjala “dashuri “apo “jetë”, por në fakt është si një leksion për të gjithë ato njerëz që kanë humbur sensin e të jetuarit dhe të zgjojmë çdokënd që të mos harrojnë, se nëna është burimi i vetëm ku mund të gjesh dashurinë dhe jetën.

Nëse mërzitja, vua.jtja, të qarat të kanë mbërthyer si lëkura pas vetes, futu në krahët e nënës, sepse do të ndiesh atë aromë që do t’i përkasi parajsës së dytë.

Si fëmijët e nënave të palodhshme nuk duhet zhytemi vetëm në atë botën tonë, por të qëndrojmë pranë tyre, duke ua shpërblyer çdo copëz të vogël dashurie vetëm me një fjalë, ose me një buzëqeshje të ëmbël.

Për to është bota që përjetojnë, ose më saktë, rruga që përshkojnë vetëm për të parë një të tillë.

Mbeten si fotografi të ngjitura në zemrat e tyre dhe sa herë që i shohin, frymëzohen për të dhuruar akoma edhe më shumë jetë.

Yjet mund të ndriçojnë tokën, por ama nënat mund të ndriçojnë jetën e një fëmije që vjen në këtë botë duke qarë dhe që në ato momente, ai kthehet në thesarin më të çmuar për të.

Nënat janë dhe do të mbeten mbretëreshat e kësaj bote, ato sundojnë tokën dhe na qëndrojnë gjithmonë pranë si një magnet.

Nënat mund të zëvendësojnë çdokënd, po vendin atyre nuk mund ta zërë askush.