15 VJET NGA TRAGJEDIA E 9 JANARIT

Kanë kaluar 15 vite nga tragjedia e 9 janarit, por familjarët e viktimave nuk reshtin së kërkuari drejtësinë për të afërmit e tyre. Shoqata “9 Janari” kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kryetari i kësaj shoqate, Nikollë Mhilli thotë se ka prova të mjaftueshme për të zbardhur këtë çështje.

Ndërkohë, Marta Bjeshka, nëna e njërit prej viktimave shprehet se kanë akoma shpresë se çështja mund të zgjidhet.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 9 janar të vitit 2004 ku 28 perspna humbën jetën. Për shkak të motit të keq, dallgëve të larta dhe errësirës, udhëtimi i emigrantëve klandestinë drejt Italisë pati fund tragjik.

Pjesa më e madhe e viktimave ishin nga qyteti i Shkodrës dhe i Lezhës. Ndërkohë, familjarët e viktimave, edhe këtë vit janë nisur drejt qytetit të Vlorës për të kujtuar të afërmit e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...