Mos e sfidoni sepse do t’ju bëj gjithmonë që ta keni gabim. Kështu e prezanton nipi i tij gjyshin 91-vjeçar, për të cilin mosha është thjesht një shifër.

Xhon Karter nga British Colombia, në Kanada është vërtetë një kapriço e natyrës, siç e përkufizojnë bashkëmoshatarët e tij, të cilët as nuk mund ta ëndërrojnë fuqinë që ka ai.

Xhoni është në gjendje të bëjë praktikisht gjithçka. Ai luan futboll me stërmbesën, bën palestër, i jep biçikletës, peshkon, madje hidhet nga trampolina në këtë mënyrë.

Supergjyshi thotë se dëshiron të mbahet mend për gjërat e jashtëzakonshme që është i aftë të bëjë. Këshilla e tij për stërmbesën është; rritu por asnjëherë mos u nxito…