Studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kërkojnë që datat e riprovimeve për të gjithë universitetin të shtyhen për shkak të bojkotit të procesit mësimor që vijon.

Studentët shprehen se kjo shtyerje e riprovimeve duhet të bëhet minimalisht deri në dy javë pas përfundimit të protestës në Tiranë.

Studentët nuk kanë patur asnjë dijeni për shpalljen e datave të riprovimeve me 7 janar.

Studentët e universitetit të Shkodrës shprehen se në të gjitha fakultetet ka bojkot dhe kjo do vijojë pa afat deri në përfundim të protestës.

Pritet që studentët e universitetit të Shkodrës pas pak kohësh të bëjnë edhe një kërkesë tjetër për shtyrjen e afatit të provimeve të këtij sezoni që viteve e kaluara kanë qenë në muajin shkurt.