Shqipëria, njiohet si vendi i parë në Evropë për tolerancën dhe bashkëjetesën shqiptare.

Prej shekujt, shqiptarët kanë festën e Krishtlindjeve dhe të Bajramit.

Poezia e Pashko Vasës ‘O moj Shqypni, e mjera Shqypni’ dhe vargjet ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’ janë disa vargje ku populli shqiptar është bashkuar nga gjaku i tyre dhe origjina ilire dhe nuk janë ndarë nga besimet fetare.

Por incidente si ajo e djeshme, ku nacionalistë të shumtë kritikuan dhe sulmuan Komunitetin Mysliman për mbulimin e statores së Skenderbeut, krijojnë disa përçarje të panevojshme.

Ndaj ju sjellim poezinë e rilindasit Pashko Vasa, i cili thërriste të gjithë popullin për bashkim dhe jo përçarje për fenë.

O moj Shqypni e mjera Shqypni

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,

Kush te ka qite me krye n’hi?

Ti ke pas qene nje zoje e rande,

Burrat e dheut te thirrshin nane.

Ke pase shume t’mira e begati,

Me varza t’bukura e me djelm t’ri,

Gja e vend shume, ara e bashtina,

Me arme te bardha, me pushke ltina,

Me burra trima, me gra te dlira;

Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira.

Kur kriste pushka si me shkrep moti,

Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti

Ke qene per lufte e n’lufte ka dekun

E dhune mbrapa kurr s’i mbetun.

Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,

I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,

I ka shti dridhen gjithe Rumelise;

Nder lufta t’rrebta gjithekund ka ra,

Me faqe t’bardhe gjithmone asht da.

Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?

Po sikur lisi i rrxuem perdhe,

Shkon bota sipri, me kambe, te shklet

E nji fjale t’ambel askush s’ta flet.

Si mal me bore, si fushe me lule

Ke pas qene veshun, sot je me crule,

E s’te ka mbetun as em’n as bese;

Vet e ke prishun per faqe t’zeze.

Shqyptar’, me vllazen jeni tuj u vra,

Nder nji qind ceta jeni shpernda;

Sa thone kam fe sa thone kam din;

Njeni:” jam turk”, tjetri:”latin”

Do thone: ” Jam grek”, “shkje”-disa tjere,

Por jemi vllazen t’gjith more t’mjere!

Priftnit e hoxhet ju kane hutue,

Per me ju damun me ju vorfnue!

Vjen njeri i huej e ju rri n’voter,

Me ju turpnue me grue e moter,

E per sa pare qi do t’fitoni,

Besen e t’pareve t’gjith e harroni,

Baheni robt e njerit t’huej,

Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej.

Qani ju shpata e ju dyfeqe,

Shqiptari u zu si zog nder leqe!

Qani ju trima bashke me ne,

Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!

E s’i ka mbetun as buke as mish,

As zjarm ne voter, as drite, as pishe;

As gjak ne faqe, as nder nder shoke,

Por asht rrexue e bamun troke!

Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,

M’ata sy t’bukur q’dini me qa,

Eni t’vajtojme Shqypnine e mjere,

Qi mbet’ e shkrete pa em’n, pa nder;

Ka mbet e veje si grue pa burre,

Ka mbet si nane, qi s’pat djale kurre!

Kujt i ban zemra m’e e lan’ me deke

Ket fare trimneshe, qi sot asht meke?

Kete nane te dashtun a do ta lame,

Qi njeri i huej ta shklase me kambe?

Nuk, nuk! Kete marre askush s’e do

Kete faqe t’zeze gjithkush e dro!

Para se t’hupet keshtu Shqypnia,

Me pushke n’dore le t’dese trimnia!

Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu,

Te gjithe si vllazen n’nji bese shterngoniu,

E mos shikoni kisha e xhamia:

Feja e shqyptarit asht shqyptaria!

Qysh prej Tivarit deri n’Preveze,

Gjithkund lshon dielli vap’edhe rreze,

Asht tok’ e jona, prind na e kane lane

Kush mos na e preki, se desim t’tane

Te desim si burrat qe vdiqne motit

Edhe mos marrohna perpara zotit.