“Penalizoheni nëse nuk e bëni” Thirrja e Ministrisë së Brendshme për shqiptarët

Ministria e Brendshme ka njoftuar këtë të martë qytetarët shqiptarë që të marrin përsipër të kryejnë procesin për rinovimin e kartave të identitetit, shumica e të cilave pritet të skadojnë në gjysmën e parë të këtij viti.

Përmes një njoftimi zyrtar, neglizhenca për t’u pajisur me kartat e reja do t’u kushtojë në rradhë të të parë qytetarëve, pasi do ta kenë të pamundur të marrin shumë shërbime ku kërkohet një mjet bazik identifikimit, ashtu si karta ID.

“Pajisja me kartat e identitetit dhe pasaportat e reja për shumë qytetarë, të cilëve ato u skadojnë në gjysmën e parë të vitit 2019, është një prioritet i rëndësishëm.

Qytetarët duhet të informohen për datën e skadimit të dokumenteve, pasi me të lidhet fati i shumë shërbimeve të rëndësishme.

Zyrat e Gjendjes Civile janë në dispozicion për të informuar dhe ndihmuar qytetarët.

Neglizhenca për të kryer detyrimin e pajisjes me dokumentet bazë të identifikimit mund të krijojë probleme për marrjen e shumë shërbimeve të rëndësishme, që nga udhëtimet jashtë vendit e të tjera.

Institucionet do të kushtëzojnë dhënien e shërbimeve, për personat që janë në muajt e fundit të vlefshmërisë së dokumenteve, me paraqitjen e vërtetimeve mbi aplikimin për dokumentin e ri.

Ndaj lutem, verifikoni dokumentet e identitetit dhe mos harroni t’i bëni shërbimin e duhur vetes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...