FOTO/ 195 cm e gjatë, bukuroshja e dëshpëruar s’po gjen të dashur për shkak të gjatësisë

Një ish-atlete britanike që është e gjatë 195 cm ka deklaruar se nuk po gjen dot “shpirtin binjak”.

Gjatësia ka ndikuar për keq në jetën e Jade Slavin, e cila ka përjetuar bul.lizëm prej vitesh.

26-vjeçarja ka pranuar se e ka urryer gjithmonë ‘shtatin’ e lartë falë ngacmimeve që e quanin “të shëmtuar” dhe “anormale”. Mendimet për veten i ndryshuan kur iu fut modelingut dhe sportit.

Në moshën 21-vjeçare, asaj iu ofrua që të përfaqësonte ekipin britanik në ‘taekwondo’. Jade ia doli që të fitonte kampionatin e 2014 në Glasgoë dhe më pas dy kampionate botërore dhe europiane.

Gjatësia i ka dhënë shumë sukses në sport, por në dashuri nuk e ka gjetur ende rrugën.

“Një prej vështirësive që has çdo ditë janë rrobat, të cilat janë të vogla për mua. Jo shumë dyqane ofrojnë veshje për vajzat e gjata, prandaj nuk kam shumë mundësi zgjedhje. Një tjetër vështirësi është takimi i meshkujve. Unë dua që djemtë të jenë në të njëjtën gjatësi ose më të gjatë se unë, por në zonën ku jetoj nuk ka shumë të tillë”, tha ajo për ‘TheSun’.

Ende mendon se po të ishte më e shkurtër do bënte jetë tjetër, por po ia del që të jetojë shumë mirë dhe të mos ndikohet nga komentet negative të njerëzve përreth.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...