Horoskopi javor/ Çfarë kanë parashikuar yjet për 12 shenjat (7-13 janar)

Dashi

Yjet ju këshillojnë të mos bëheni shumë emocionalë dhe të mos merreni me fjalë të kota që nuk do t’ju sillnin asgjë të mirë për momentin. Të hënën, Venusi do të kthehet nga shenja juaj dhe do të jetë një aleat i vërtetë i ndjenjave tuaja që sa do të vijnë e do të bëhen më të forta. Mërkuri do t’ju shtyjë të shpreheni me fjalë edhe atëherë kur heshtja do të ishte e mirëpritur. Përpiquni ta shmangni këtë. Të premten do të përpiqeni të sfidoni veten, por bëni kujdes të mos e ekzagjeroni.

Demi

Venusin nuk do ta keni më kundër dhe do të dini si të reagoni ndaj nevojave të të tjerëve. Do të dini t’i bëni ballë edhe mungesës së gatishmërisë nga ana e partnerit, sidomos ditën e martë.

Do të tregoheni largpamës dhe do të mendoni për zgjidhje afatgjata. Falë mbështetjes së Diellit dhe Plutonit në fundjavë, shumë plane dhe projekte do të fillojnë të marrin rrugën e zgjidhjes. Do të tregoheni të prerë dhe askush s’do të mund t’jua hedhë.

Binjakët

Do t’ju duhet të jeni të qetë gjatë ditëve në vazhdim, sepse Venusin dhe Marsin do t’i keni kundër. Bëni durim për të mos i ndërlikuar më shumë raportet me të afërmit.

Ditën e hënë Venusi do të kthehet në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, gjë që nuk ka për t’ju pëlqyer aspak. Do të humbisni durimin dhe nuk do të ndiheni mirë në shoqërinë e të tjerëve. Ditën e diel do t’ju kthehet më në fund qetësia e mirëpritur.

Gaforrja

Këtë javë do të përballeni me sfida të panumërta, sepse Venusin do ta keni kundër. Marsi nuk do të jetë në pozicion të favorshëm dhe dihet tashmë që nuk do të mund të bëni kompromise.

Gjithashtu do të keni vështirësi në komunikimin me të tjerët. Për fat Plutonin do ta keni aleat dhe do të ndiheni mirë në shoqërinë e dikujt. Të dielën, Mërkuri do të kthehet nga shenja juaj dhe ju do t’i keni idetë më të qarta.

Luani

Pasi Venusi të kthehet nga shenja juaj ditën e hënë, situata do të përmirësohet dukshëm. Kësisoj do ta filloni javën bukur.

Gjithçka do t’ju duket më e lehtë dhe gjithçka në aspektin profesional duket se do të shkojë mirë. Fundjava do të jetë gjithashtu e mbarë, sepse do të keni edhe mbështetjen e Diellit, edhe të Plutonit, duke jua ndriçuar kësisoj ditën. Të dielën këshillohet që të bëni një bisedë të shtruar me personin tuaj të zemrës.

Virgjëresha

Edhe pse Marsi nuk do të jetë më një pengesë për shenjën tuaj, kjo nuk do të thotë se gjithçka do të shkojë mirë. Venusi do të kthehet nga shenja juaj aty nga fillimi i javës dhe ju do t’ju duhet të tregoheni më të kujdesshëm në marrëdhëniet me të tjerët. Situata në fundjavë parashikohet të jetë e mirë, pasi do të keni edhe mbështetjen e Plutonit dhe të Saturnit. Merreni me sportivitet raportin me dikë që nuk e keni shumë për zemër.

Peshorja

Marsi tashmë është në luftë të hapur me shenjën tuaj, por ju do të dini t’i bëni rezistencë, sepse Venusi, planeti juaj i preferuar, do të shndërrohet në një pikë force dhe rezistence për ju.

Do të jeni mjeshtër të diplomacisë në marrëdhënie me dikë që di vetëm të përflasë. Duke filluar nga dita e premte, shpirti do t’ju ndizet prej pasioneve të forta. Bëni çmos që të kaloni një fundjavë të veçantë.

Akrepi

Duket sikur keni një marrëdhënie kontradiktore me planetin Venus. Sa herë që ai ndodhet në shenjën tuaj dhe ju ndihmon në çështjet e zemrës, ju e vuani gjithsesi këtë prani të pasigurt. Do të dini si të reagoni atëherë kur planeti të largohet sërish nga shenja juaj. Këshillohet që të martën të bëni kujdes me mënyrën si shpreheni, sepse Mërkurin nuk do ta keni aleat. Në fundjavë do të keni mbështetjen e Plutonit.

Shigjetari

Keni dëshiruar vetëm më të mirën për veten tuaj, për të tashmen. Jupiterit, që duket sikur është një prani e përhershme në shenjën tuaj, i është shtuar tashmë edhe Venusi. Kësisoj do të mund të shijoni shoqërinë e planetëve “mirëbërës” që ndikojnë për mirë. Do të dini të tregoheni praktikë dhe nuk do të gaboni në asnjërën prej detyrave që do t’ju ngarkohen. Në fundjavë, Neptuni do të jetë i kthyer nga shenja juaj dhe ju do të jeni të përfshirë nga magjepsja e tij.

Bricjapi

Herë pas here duhet ta bëjmë ndonjë çmenduri dhe të sfidojmë veten. Të martën do të dini të tregoheni spontanë dhe do t’u përkushtoheni vetëm gjërave të veçanta. Falë mbështetjes së Diellit dhe të Plutonit do të ndiheni të fortë dhe të guximshëm. Me Mërkurin në shenjën tuaj duket se gjithçka shkon për mrekulli. Me përkrahjen e gjithë këtyre planetëve do ta nisni me këmbën e mbarë këtë muaj.

Ujori

Venusi më në fund do të bëjë paqe me ju dhe do të mund të shijoni intimitetin në marrëdhënien tuaj. Bëni kujdes me mënyrën si shpreheni ditën e martë, pasi prania e Marsit në shenjë mund t’ju shtyjë të thoni gjëra që do të ishte më mirë t’i mbanit për vete. Falë pranisë së Plutonit, fundjava parashikohet të jetë e bukur. Falë edhe mbështetjes së Mërkurit do të arrini të merreni vesh mirë me personin që keni në krah.

Peshqit

Ka raste kur nuk është fort e lehtë të merremi vesh me njerëzit që na rrethojnë. Gjatë gjithë javës Neptuni do të jetë i kthyer nga shenja juaj dhe ndikimi i tij do të kulmojë ditën e diel. Ndoshta si pasojë e këtij ndikimi do të bëheni paksa harraqë dhe do të jeni të pavëmendshëm.

Edhe pse mund të mos keni përgjigjet e duhura për të gjitha pyetjet, përpiquni të jeni më të përfshirë në dialogun me të tjerët dhe për të gjitha propozimet që do t’ju bëhen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...