28-vjeç me dy shkolla të larta dhe tre mastera. A ka diçka që nuk shkon me ministrin Cakaj?

“Më falni për krahasimin, por Cakaj ka lexuar libra më shumë se ju të gjithë keni thënë fjalë në jetën tuaj”, kështu e argumentoi para gazetareve kryeministri Rama emërimin e Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme në vend të Ditmir Bushatit.

Megjithatë, mosha e re, thuhet se është 28-vjeç dhe mungesa e një CV-je [nuk gjendet as ne Ministrine e Jashtme, ku ka punuar si zv/minister] kanë krijuar dyshime të arsyeshme lidhur me faktin se si arriti të bindë

kryeministrin t’a emërojë në një post kaq të rëndësishëm, në një kohë që vendi pret arritjen e një mareveshje për paktin detar me Greqinë dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian ne Qershor.

Në informacionet që qarkullojnë në internet, thuhet se ai ka perfunduar dy shkolla të larta dhe tre mastera shkencor në filozofi, shkenca politike dhe drejtësi ne Kosove, Belgjike dhe Hungari.

Që të përfundosh këto cikle studimi, duhet minimalisht 12 vjet dhe kjo për moshën e një 28-vjeçari është e pamundur, pasi minimalisht gjimnazi përfundon në moshën 18-vjeçare, qe nenkupton se Cakaj duhet te ishte tani mbi 30-vjeç.

Pritet te shihet CV-ja e Cakajt, kur te dekretohet si minister, nese bindet Presidenti Meta, i cili ende nuk ka shkarkuar Ditmir Bushatin nga ky post.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...