SHKODËR, DIGJET MJETI I SHEFIT TË TASK-FORCËS NË UJËSJELLËS

Një mjet është djegur mbrëmjen e kaluar në Shkodër. Mjeti në pronësi të shtetasit Ermir Zjarmi ka marrë flakë teksa ndodhej i parkuar në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi”.

Nga sa raportohet brenda makinës nuk ndodhej asnjë person dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale tek mjeti në fjalë.

Mjeti ngjyrë gri me targë AA 890 VX ndodhej i parkuar tek ish poligoni i qitjes kur papritur është përfshirë nga flakët. Menjëherë është njoftuar reparti zjarrëfikës dhe një mjet i zjarrëfikësve bashke me efektivët kanë mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjajres.

Për pak minuta është bërë e mundur neutralizimi i flakëve dhe normalizimi i situatës. Fillimisht është menduar për një defekt në mjetin e shtetasit Ermir Zjarmi por pas kqyrjes së kamerave të sigurisë të subjekteve aty afër është vërtetuar se ngjarja është e qëllimshme.

Nga pamjet e kamerave që ka policia vendore e Shkodrës është parë një person që afrohet tek mjeti dhe i vë flakën duke e djegur me qëllim. Nga hetimet e para kjo ngjarje sipas burimeve mund të jetë një sinjal për shtetasin Ermir Zjarmi.

Ky i fundit është përgjegjës Task-Force në ndërmarrjen e ujësjellës kanalizime qytet në Shkodër dhe po ashtu një eksponent i Partisë Republikane në Shkodër për disa vite me radhë.

Ka dyshime se kjo ngjarje mund të ketë ardhur për shkak të postit që ai ka por mbetet njëra nga pistat e mundshme. Nga deklarimet që ka bërë në policinë e Shkodrës shtetasi Ermir Zjarmi ka deklaruar se nuk e ka idenë nga ka ardhur kjo ngjarje dhe se ai vetë nga konflikte.

Tashmë djegia e makinave si një formë për t’i dërguar mesazh një personi është kthyer në modë në Shkodër.

Brenda pak kohësh ku është rasti i tretë pas djegies së makinës të shtetases Arta Shiroka menaxhere në një Call Center, shtetasit Ergyst Kullolli biznesmen në Shkodër dhe sëfundmi Ermir Zjarmit, përgjegjës Task Force në ndërmarrjen e ujësjellësit dhe eksponent i republikanëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...