PROTESTAT, STUDENTËT RIKTHEHEN NË SHESH

Studentët në Shqipëri do të rikthehen sërish në shesh. Pas pushimeve të fundvitit dhe ditëve të para të janarit protesta e tyre për 8 kërkesat do të vijojë pa një afat.

Studentët protestues nuk janë bindur me qëndrimet që ka mbajtur kryeministri Edi Rama gjatë këtyre ditëve dhe ata janë të vendosur për të vijuar në rrugën e tyre me idenë për ndryshuar në rrënjë këtë sistem arsimor sipas tyre të dështuar.

Në protestën e 7 janarit do të bashkohen edhe studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Studentët shprehen se nuk është e vërtetë Këshilli i Ministrave ka miratuar 8 kërkesat që ato kanë ndërsa thonë se shkarkimi i ministres së arsimit Lindita Nikolla nuk asnjë rëndësi për ta ndaj protestat do vijojnë.

Më 7 janar studentët do të grumbullohen fillimisht pranë fakulteteve dhe më pas do të marshojnë si zakonisht drejt kryeministrisë. Ata nuk do të tërhiqen nga protestat deri në plotësimin përfundimtar të 8 kërkesave që kanë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...