MASSAFRA: S’JE KATOLIK NËSE NUK PAGËZOHESH

Është kremtuar në katedralen “Shën Shtjefni” mesha e shenjtë për Dëftimin e Zotit ose siç njihet Dita e Ujit të Bekuar.

Mesha u kremtua nga arqipeshkëvi i dioeqzës Shkodër-Pult monsinjor Angelo Massafra i cili në këtë ditë solemne ka 22 vjetorin e shugurimit ipeshkvnor të tij.

Gjatë predikimit të tij arqipeshkëvi Massafra u ndal tek historia e Heroldit dhe tentativa e tij e dështuar për të vrarë fëmijën e porsalindur Jezu Krisht. Edhe sot tha monsinjor Massafra bota është e mbushur me Herolda që vrasin çdo ditë fëmijë.

Arqipeshkëvi iu drejtua me një mesazh edhe të gjithë shqiptarëve duke iu thënë atyre se nuk janë katolik vetëm se kanë dëshirë. Një i krishterë është vetëm kur merr formulën e Pagëzimit dhe vijon më tutje jetën hyjnore dhe jo duke bërë vepra të këqija.

Dita e Ujit të Bekuar ose Dëftimi i Zotit shërben për të lajmëruar ardhjen e festës së shenjtë të Pashkëve që do të jenë me 21 prill të këtij viti ndërsa që me 6 mars është ajo që të krishterët e quajnë fillimi i krezhmëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...