Nga dita e hënë, 7 janar do ndalohet çdo shërbim për automjetet që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë.

Lajmi bëhet me dije nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, që thekson se nuk do të ketë më shërbime për të fortët me xhama të errët.

“Nga 7.01.2019 i ndalojmë çdo shërbim automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë! Pa dallim: Shefa, VIP-a, të Fortë! Në bashkëpunim me

Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë Rrugore po skedojmë dhe do penalizohen edhe “ustallarët” dhe serviset!”,

thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.