Ujsjellës Kanalizime Shkoder jep njoftimin e rendesishem per qytetarë

Të nderuar qytetarë!

Ujësjellës – Kanalizime Shkodër kërkon bashkëpunimin tuaj.

Për shkak të temperaturave që parashikohen gjatë ditëve dhe netëve në vijim, kërkojmë nga ana juaj të merren masa paraprake për mbrojtjen nga ngricat të matësave të ujit dhe gjithë elementëve në tubacionet tuaja.
Për këtë arsye:

* Ju sugjerojmë që gjatë kësaj periudhe të mbani hapur rubinetin disa herë gjatë ditës, për arsye të temperaturave të ulëta dhe ngricave të cilat mund të shkaktojnë dëmtim të matësit, rakorderive

dhe tubacionit të ujit dhe ndërprerje të furnizimit me ujë. Ndërsa elektropompat dhe tubacionet e ekspozuar të mbulohen.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin!

Ujësjellës Kanalizime Shkodër

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...