Kjo është panorama e përgjithshme e raportit vjetor mbi situatën në bu.rgjet italiane përgjatë vitit 2018, i cili hartohet çdo vit nga organizata italiane politiko-sociale për të drejtat e garancitë e sistemit pe.nal në Itali, “Antigona” nën autorizimin e Departametit të Administratës së bur.gjeve në Ministrinë e Brendshme, e ku marrin pjesë magjistratë, studiues, parlamentarë, operatorë të burgjeve dhe qytetarë të thjeshtë.

Studimi ka vërtetuar se numri i të bur.gosurve në Itali ka kapërcyer 60 mijë persona, me një shtim prej 2500 të burgosur në krahasim me vitin 2017, shifër kjo që nuk kapërcehej prej 5 viteve të fundit.

Kapaciteti i përgjithshëm i bur.gjeve në Itali është rreth 50 500 vende dhe aktualisht janë rreth 10 mijë të bur.gosur më shumë në këto struktura, e me një koefiçient popullimi prej 118.6%.

Mjaft i lartë është numri i të burgosurve të huaj që janë rreth 20 306, mes të cilëve mjaft shqiptarë. Të bur.gosurit shqiptarë në bur.gjet italiane janë 2579, 33 prej të cilëve femra. Numri i tyre është mjaft pranë të bug.osurve rumunë që janë 2589 dhe renditen pas atyre marokenë që janë në vendin e parë me 3722 të bur.gosur.

Në raport me numrin e përgjithshëm të komuniteteve të huaja në Itali, numri i të bur.gosurve shqiptarë është mjaft i lartë. Në Itali jetojnë rreth 1 milionë e 190 mijë shtetas rumunë dhe numri i të bur.gosurve nga ky komunitet është 2589, kundrejt rreth 440 mijë emigrantëve shqiptarë ku numri i të bur.gosurve është 2579.

Viti 2018 ka shënuar dhe një rritje të vetëvra.sjeve në bur.gjet italiane. Në çdo 900 të bur.gosur, një prej tyre ëshë vetëvr.arë e ky koefiçient është 20 herë më i lartë se ai në jetën e lirë.

Prej vitti 2011 në bur.gjet italiane nuk regjistrohej një numër kaq i lartë vetëvras.jesh.

“Parandalimi i vetëvras.jeve në bur.gje, shkruan Presidenti i organizatës “Antigone”, duhet të lidhet me cilësinë e jetës brenda bur.gjeve, kushteve të izolimit, vetmisë e lidhjes me të afërmit jashtë!

Sa i takon kushteve në bur.gjet italiane, ky studim shfaq problematikën e mos respektimit të normave europiane. Në 20% të rasteve në qe.litë e bur.gjeve nuk respektohet sipërfaqja prej 3 metra katror të detyrueshme për çdo të bur.gosur. Në 36% të rasteve nuk ka ujë të ngrohtë dhe në mbi 56 % të rasteve nuk ka dush.

Problematika shfaq dhe numri i reduktuar i punonjësve në bu.rgje, mungesa e formimit profesional të të bur.gosurve dhe punësimi i tyre.