Ajo që i kanë bërë Josif Papamihalit nuk është e denjë për racën njerëzore. Të bërë kockë e lëkurë nga puna e rëndë në kampin e të bur.gosurve në kënetën e Maliqit, më 26 tetor të vitit 1948, priftin e gjorë e hodhën të gjallë në një gropë dhe e mbuluan me baltë.

Janë dy dëshmi që tregojnë për vra.sjen mak.abre që kanë bërë gardianët e kampit të të bur.gosurve në Kënetën e Maliqit. Atë Zef Pllumi sjell dëshminë e një prifti ortodoks që e kishte parë skenën me sytë e tij.

“At Anastasi ortodoks kështu tregoi se vd.iq. Meqë puna ishte shumë e vështirë dhe e rëndë dhe meqë Josif Papamihali ishte shumë i ligur dhe i sfilitur, nuk arrinte ta bënte normën e caktuar. Gjatë orarit të punës për shkak të lodhjes së stërmadhe, ra në baltën e kanalit që ishin duke hapur në kënetë. Përgjegjësit e burgut dhanë urdhër që aty, në kanal, ta mbulonin me baltë dhe kështu, duke mos patur mundësi për të marrë frymë, vd.iq. Këtë fakt më vonë e pohuan edhe të bur.gosur të tjerë të Elbasanit, që kishin qenë me të”.

Të njëjtin version jep edhe shoku i qelisë së Josif Papamihalit.

“Në gusht të vitit 1948, At Josifi ishte dobësuar aq shumë, sa nuk mundte më. Për më tepër komunistët e detyronin të qëndronte pa ngrënë derisa ta mbaronte punën e caktuar prej tyre. Për këtë arsye e linin jashtë, në oborr deri në mesnatë. Në mëngjes i duhej ta rifillonte punën në orën pesë. Më 26 tetor, ndërsa nuk po punonte, i ra të fikët. Kjo do të thoshte vde.kje, sepse nuk mund të çohej në këmbë. Rojet, më shumë xhelatrë, sesa roje, e detyruan të çohej duke goditur fort që të vazhdonte të punonte, por ai fatkeqësisht nuk kishte më forca për t’u ngritur. Siç kemi marrë vesh më vonë, e kanë hedhur në baltë dhe e kanë var.rosur aty, ndoshta akoma të gjallë.”

Se çfarë natyre armike ishte Josif Papamihali e mësojmë kur lexojmë çfarë ka shkruar rektori i Kolegjit të Shën Athanasit në Romë, ku ai studionte:

“Josif Papamihali hyri në seminar më 1.9.1923 i ëmbël, butë, shumë i ndjeshëm. i përkushtohet me dashuri devocionit dhe studimit”.

Ndërsa një tjetër rektor i Kolegjit grek të Shën Athanasit, atë Benedetto Odilione Golenvaux, e vlerëson edhe më shumë:

“Papamihali është njeri prej të mëdhenjve të Kolegjit dhe gjithmonë ka qenë shembullor në çdo pikëpamje”.

I pajisur me dije të paana, njohës shumë i mirë i gjuhës shqipe, i italishtes, frëngjishtes, greqishtes dhe latinishtes, por mbi të gjitha me devocionin ndaj Zotit, Josif Papamihali kishte vetëm një të metë: ishte kundër komunistëve.

Më 31 tetor 1946 ai u arrestua me akuzën qesharake se gjatë pushtimit italian kishte shfaqur simpati ndaj fashizmit dhe kishte nxitur në popull ushtrimin e fesë, duke bërë agjitacion kundër komunizmit. Akuzat shtohen, se gjatë zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945 ai kishte marrë pjesë në mbledhje të fshehta, për të sabotuar pushtetin popullor dhe për të krijuar Partinë Demokristiane. Më qesharakja ndër to është se Josif Papamihali kishte përgatitur pushtimin italian.

Pra, edhe pse nuk ka asnjë provë të bashkëpunimit me fashistët, edhe pse nuk ka asnjë provë që të ketë sabotuar luftën, Papamihali ishte vënë në shënjestër. Kjo do të thotë që për regjimin ai duhet të vdi.ste. Dhe tort.urat në trupin e tij janë nga më çn.jerëzoret. Ato nisnin nga rrahja për 24 orë rresht, ndërkohë që ishte i var.ur prej duarsh në tavan e më pas vijonin me punën e rëndë e deri te poshtërimi.

“E detyronin ta përdorte enën në të cilën hante edhe për nevojat e tij higjenike. Enës së supës i vinte erë e keqe. Më vonë kemi marrë vesh se në ato enë ku hante, duhej të bënte edhe nevojat personale”.

U dënua me 5 vjet heqje lirie dhe punë të detyruar në kënetën e Maliqit. Megjithatë, të gjitha këto nuk mjaftonin. Sipas regjimit, ai nuk duhet të jetonte. Atë që nuk e arritën hetuesit dhe gjykatësit e bënë gardianët: ata kryen një vra.sje maka.bre, duke e mbuluar të gjallë në një gropë në kënetë.

Kjo ngjarje shokoi jo vetëm Maliqin, Korçën, Shqipërinë, por edhe më tej.

Ambasadori i SHBA-së në OKB, Henry Cabot Lodge Jr, në shkurt të vitit 1955 foli për keqtrajtimet e të burgosurve politikë, duke marrë shembull atë Josifin:

“Kryetari i Kishës Uniate të Korçës, prifti Josif Papamihali, u varros i gjallë në një kanal”, tha ai. Në një seancë të posaçme, diplomati amerikan paraqiti raportin e vendit të tij mbi burgjet politike në Shqipëri. Duke përmendur ke.qtrajtimet e të bur.gosurve politikë të kohës, ai jep si shembull rastin e atë Josifit, duke deklaruar:

“Prifti Josif Papamihali, kryetar i Kishës Uniate të Korçës, u va.rros i gjallë në kanal”.

Një vra.sje e tillë makabre nuk kishte si të mos bënte jehonë ndërkombëtare.

10 FAKTE

Josif Papamihali ishte një prift uniat, i diplomuar në kolegjin grek të Shën Athanasit në Romë

Josif Papamihali pas diplomimit shërbeu në dioqezën e Lungros, në Kalabri
Pas kthimit në Shqipëri, nga viti 1942 deri në vitin 1946, ai shërbeu si meshtar në disa kisha, si në Korçë, Berat, Lushnjë, Elbasan dhe Pogradec
Më 31 tetor 1946 Josif Papamihali u arrestua nga regjimi komunist si kundërrevolucionar

Josif Papamihali u ar.restua dhe u dën.ua me ak.uzën se kishte shfaqur simpati ndaj fashizmit italian, se ka pasur marrëdhënie të mira me priftërinj italianë duke nxitur fenë

Josif Papamihali u arrestua në hetuesi se kishte përgatitur pushtimin italian dhe kishte sabotuar Luftën Nacionalçlirimtare

To.rturat ndaj Josif Papamihalit kanë qenë çnje.rëzore, që nga puna e rëndë, rrah.ja deri në gja.kosje për 24 orë rresht, e deri tek dety.rimi që të hante në enën ku urinonte
Më 5 gusht 1947 Gjykata Ushtarake e dënoi me 5 vjet heqje lirie, punë të detyruar dhe heqjen e të drejtave publike
Josif Papamihali vd.iq në kënetën e Maliqit, nga gardianët, të cilët e vra.në duke e groposur të gjallë
Në vitin 1952 u pushka.tua vëllai i Josifit, Kostaq Papamihali, me a.kuzën kundërrevolucionar
10 AKUZA NDAJ JOSIF PAPAMIHALIT

Ka shfaqur simpati ndaj fashizmit që kur Italia pushtoi Shqipërinë
Ka marrë edukim antidemokratik nëpërmjet fesë të mësuar nga Vatikani
Ka pasur marrëdhënie të ngushta me priftërinj fashistë, si atë Brunetti
Ka nxitur fenë uniate, një maskë e fashistëve që populli shqiptar të lidhej shumë me Vatikanin
Ka përgatitur pushtimin e Shqipërisë nga Italia
Ka sabotuar Luftën Nacionalçlirimtare
Ka bashkëpunuar me Vatikanin e me politikën reaksionare edhe pas çlirimit
Është përpjekur të bëjë agjitacion e propagandë, duke e paraqitur regjimin komunist sipas pikëpamjes së vet
Gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2 dhjetorit 1945 ka marrë pjesë në mbledhje ilegale, për të sabotuar pushtetin popullor
Ka bashkëpunuar me misionin amerikan UNRRA