“LOGUÇEZME”, RRUGA PO NDËRTOHET ME STANDARTE

Nga një rrugë e braktisur tashmë në “Logucezme” banorët pritet që shumë shpejt të kenë një rrugë me standarte.

Pas festës së Vitit të Ri punonjësit e firmës kanë vazhduar punimet në këtë rrugë

Në rrugën me 800 metër linear, projekti parashikon 3600 metër katrorë asfalt, 1300 m katrore trotuare, linja Kanalizimeve Uëjrave të Bardha përfshirë rrjetin kryesor dhe lidhjet me banesat prej 1260 metër linear.

Po ashtu në këtë rrugë është parashikuar vendosja e , 950 metër linear linja ujësjellësi, 26 shtylla me ndriçim LED, 800 metër linear linjë për fibër optike si dhe sinjalistikë vertikale dhe horizontale.

Investimi i Bashkisë së Shkodrës, me vlerë 437 milion lekë, ka një impakt të madh në përmirësimin e standarteve të jetës së njërës prej lagjeve më të vjetra të Shkodrës.

Banorët e kësaj lagje kishin shumë vite që lëviznin mes gropave sidomos gjatë sezonit të shirave po ashtu edhe automjetet.

Megjithatë përfundimi i rikonstruksionit të kësaj rruge do ketë një impakt tepër pozitiv për banorët të cilët mesa duket edhe pak do e kalojnë mes vuajtjeve të baltës derisa rruga të përfundojë e gjitha

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...