GOLEM, 500 BANORË PA UJË PREJ 5 MUAJSH

Rreth 500 banorë të fshatit Golem, pjesë e njësisë administrative Rrethina, prej më shumë se 5 muajsh vuajnë nga mungesa e ujit të pishëm në këtë zonë.

Këtë problem e konfirmon banori i kësaj zone, Simon Molla. Ai shprehet se për të siguruar ujin e pijshëm, detyrohet të blejë bote me ujë çdo ditë.

Banori tregon se familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike pothuajse e kanë të pamundur që të blejnë ujin e pijshëm dhe të sigurojnë sasinë e nevojshme të çdo muaji që u nevojitet atyre.

Të gjendur para vështirësive të shumta sociale, banorët e fshatit Golem disa herë i kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse për zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm por ende nuk kanë marrë përgjigje pozitive.

/star plus/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...