DËBORA, POLIA: BORËPASTRUESET TË VIJNË NË THETH

Paralamëjmerimi i dhene nga sinoptikanet per reshje debore ne te gjithe vendin mbi lartesine 400 m ka vene ne levizje edhe drejtuesit e autoritetit rrugore ne Shkoder.

Autorieteti rrugore ne kuader te masave per situaten e motit ka derguar dy mjete borepastruese ne zonen e Boges te cilat jane ne gadishmeri per te mbajtur te hapur rrugen e Razmes por edhe ne zonen e Kelmendit nese do te paraqiteten probleme.

ARRSH njofton se ne akset “Koplik- Boge” dhe “Dedaj – Razem” jane ne gadishmeri 2 borepastruese dhe 1 fadrome , njoftim të cilin e ilustron me këto foti që po shikoni.

Aktualisht po bie bore e lehte ne lartesite mbi 700 m dhe po behet kriposja e zonave qe mund te kete probleme. Momentalisht rruga eshte ne rregull. Ju lutemi te jeni te pajisur me zinxhire dhe goma dimerore per nje qarkullim te sigurte ne raste emergjente njofton ARRSH.

Ndërkohë një banor i Thethit ka reaguar duke i kërkuar ARRSH që të sjellë borëpastruesit në Theth e Vermosh aty ku zonat janë të bllokuara dhe jo në Bogë ku rruga është e kalueshme. Banori Pavlin Polia përmes një statusi në facebook shkruan…

“Përshëndetje jam banor i fshatit Theth. Po ju dërgoj këtë screenshot që tregon se si tallet Autoriteti i Rrugeve Veriore. Dërgon borëpastruse në Boge për aty ku nuk bjen borë.

Nuk dërgon borëpastruese në akset Bogë-Theth edhe Tamare- Vermosh ku ka dëborë dhe banorët janë bllokuar

Zona e Thethit vijon që të jetë e bllokuar prej gati tre javësh nga dëbora, ndërsa autoritetet deri tani nuk kanë ndërhyrë për të hapur rrugën.

Trashësia e dëborës ka arritur deri në 1 metër ndërsa përpos rrugës së bllokuar zona ka probleme me energjinë elektrikeBanorët apelojnë për ndihmë nga shteti.

Bllokimi i rrugës nga dëbora ka lënë papunë edhe rreth 300 bujtina turistike në Theth, njoftojnë banorët atjeNdërkohë që akset e tjera në Bogë dhe Razëm janë të kalueshme pa probleme por këshillohen drejtuesit e mjeteve që të kenë zinxhirë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...