SHKODËR, DIGJET MAKINA NË LAGJEN “AJASËM”

Një mjet është djegur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ajasëm” në afërsi të kalasë “Rozafa”.

Ka qenë ora 18:00 e mbrëmjes kur makina e shtetasit Fatbardh Mani ka marrë flakë. Si shkak i kësaj ngjarjeje nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale në mjetin në fjalë.

Pronari i makinës ka dashur që të dalë bashkë me familjen e tij në qendër të qytetit por sapo ka hypur mjeti tip Kraisler me targë AA 371 AR në pjesën e përparme të tij është përfshirë nga flakët.

Sapo kanë parë flakët në makinë personat që ndodheshin brenda kanë dalë me shpejtësi duke mos pësuar asnjë lëndim.

Menjëherë janë njoftuar reparti i zjarrëfikësve në Shkodër dhe pas njoftimit të marrë një mjet i zjarrëfikësve ka mbërritur në vendin e ngjarjes në lagjen “Ajasëm” të Shkodrës. Efektivët kanë ndërhyrë me shpejtësi duke arritur shuarjen e flakëve në mjetin tip Kraisler.

Mjeti është dëmtuar vetëm në pjesën para ndërsa gjysma e makinës ka shpëtuar pa u djegur. Nga veprimet e para hetimore të inspektorëve të repartit zjarrëfikës në Shkodër rezulton se mjeti tip Kraisler në pronësi të shtetasit Fatbardh Mani

ka pësuar një defekt teknik gjë e cila ka bërë që pjesa e përparme të përfshihet nga flakët. Megjithatë po punohet për të nxjerrë shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Fillimisht në vendngjarje shkoi edhe policia por pasi u konstatua se bëhet fjalë për një defekt teknik dhe jo djegie e qëllimshme janë larguar sërish.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...