QYTETARËT POZITIV NDAJ VENDIMIT, DUHEJ BËRË MË PARË

Që nga data 1 janar 2019 çdo pikë bastesh apo kazino kanë ulur qepenat dhe nuk do ta zhvillojnë më këtë aktivitet.

Kjo erdhi si një vendim në mënyrë të prerë nga qeveria me synimin e një trajtim edhe më të rreptë sesa kazinove. “Në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepenë për baste dhe, ashtu siç është përcaktuar në ligjin ekzistues, nuk do të ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar”, deklaroi Rama në datën 9 tetor 2018.

Ky vendim është pritur mjaft mirë nga të gjithë. Në një vëzhgim të bërë në qytetin e Shkodrës të gjitha këto aktivitete kanë ndaluar së funksionuari ku këto ambiente janë kthyer tashmë në lokale të thjeshta

apo edhe duke i mbyllur përfundimisht dhe duke i dhënë me qera ambientet në të cilin zhvillonin aktivitetin e tyre llotot spotive apo kazinotë. Ndërkohë vetë qytetarët në lidhje më zbatimin e këtij vendimi shprehen se pavarësisht që shumë njërëz kanë mbetur pa punë kjo është në të mirë të të gjithëve.

Gjithësesi ligji në fuqi nuk lejon as publicitetin mediatik për lojërat e fatit, madje kryeministri ishte i rreptë kur iu drejtua aktorëve në tregun mediatik duke u shprehur se

“Brenda 24 orësh të heqin të gjitha reklamat nga ekranet, nga radiot, nga gazetat apo nga portalet”. Gjithësesi në opinionin e qytetarëve shkodranë ky vendim duhej të ishte marrë më herët

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...