Presidenti i “Juban Danja” Ferdinand Jaku tashmë me një “post” të ri

Përveç kontributit që jep në mjekësi prej shumë e shumë vitesh, Ferdinand Jakun më së shumti në opinionin sportiv e njohin si presidenti i “Juban Danja”. E ka krijuar të parin ekip të futbollit të femrave në Shqipëri që në vitin 2005 dhe prej atëherë emri i tij është kudo prezent.

 

Por jo vetëm kaq. Në vitin që shkoi mori një inisiativë shumë interesante, atë të mbështetjes së ekipit të futbollit të moshave të komunitetit rom dhe egjiptian në Shkodër. E plotësoi me bazën e duhur materiale, u kujdes për t’i krijuar kushte më të mira fjetje dhe ushqimi, arriti t’i rregjistrojë në kampionatin e Ligës Amatore nën logon e “Juban Danja”.

 

Jaku u lidh ngushtë me këtë kontigjent fëmijësh, aq sa shpeshherë viziton edhe shkollën ku ato mësojnë dhe pyet nëse kanë shkuar në shkollë apo jo sepse ky është “pakti” që ka bërë me ta. Jo vetëm kaq. Në ditën e fundit të ndërrimit të viteve, presidenti Ferdinand Jaku ka marrë edhe një rol tjetër, atë të “babagjyshit”.

 

Pas ndeshjes së fundit në kampionat, ka shtruar një banket për fëmijët e këtij komuniteti dhe i veshur si “babagjysh” ka shpërndarë edhe dhurata për ta. Ka kontribuar që këta fëmijë të jenë vërtetë të lumtur dhe kjo i ka dhuruar shumë kënaqësi atij.

 

Ajo që ka rëndësi është se Shqipëria ka nevojë për “babagjyshë” të tillë, për njerëz me zemër të madhe. Prandaj, jo vetëm fëmijët e komunitetit rom dhe egjiptian, por të gjithë ne duhet t’i themi: Falemiderit Ferdinand Jaku!

 


© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...