Çdo fëmijë që lind në Shqipëri e nis jeten me 3100 Euro borxh. Kështu shkruan revista “Monitor” referuar PPP që ka dhënë qeveria dhe që kanë për tu shlyer në vitet e ardhshme.

Mbi këtë fakt ka komentuar dhe politikanja Mesila Doda, e cila shkruan:

“Propoganda e radhës nisi me bonusin e bebeve si për fillimviti. Ajo që harroi të thoshte kryeministri ishte se me sa borxhe nisin jetën bebet e porsalindura.

Me këtë rast po risjell kopertinën e revistës Monitor ku llogaritet që çdo fëmijë i lindur nis jetën me një borxh prej 3100 Euro, dhe duke llogaritur një familje me nënën, babain dhe dy fëmijë, një familje normale nis sot jetën me një borxh prej 12.400 Euro, falë politikave të PPP dhe shpenzimeve marramendëse të qeverisë që shpërndan nëpër një grusht të babëziturish paratë e shqiptarëve e që më pas kalojnë në xhepin e bankës së familjes.

Gëzuar shqiptarë e shpëtofshi sa më shpejt nga kjo hajdutëri psiqike që ka shpërthyer në vend e që po vjedh çdo ditë të ardhmen e fëmijëve që më pas doroviten për turp me çekun e bebes, duke harruar që një fëmijë ka nevojë për përkujdesje çdo ditë e jo vetëm një herë në jetë”.