Kjo është tryeza më madhështore e festës së mbrëmshme

Nga Mentor Kikia

E huazova këtë foto nga një postim në Facbook. Janë ekip mjekësh të një spitali privat.(Nuk po e përmend emrin, pasi nuk kam asnjë ndjesi pozitive për spitalet private si sipërmarrje). Por po e ripublikoj

këtë foto në shenjë respekti për këta njerëz. Por edhe sepse sot, me thënë të drejtën, më zuri vera, birra, bakllavaja dhe mishi që postohet gjithandej, duke ngrënë e duke pirë.

E adhuroj këtë tryezë modeste njerëzish që festojnë në vendin e punës, është më e mrekullueshmja që kam parë sot mes qindra tryezave të mbushura plot.

Respekt për të gjithë mjekët që mbrëmë ishin në punë, policët, zjarrfikësit, elektricistët dhe kushdo tjetër që nuk njeh orar dhe festa. Më kujtohen ata filmat e dikurshëm që tregonin festën e mësuesve që shkonin të punonin në zonat e thella e që s’mund të ishin në shtëpi në të tilla ditë të shënuara.

Ka një gjë madhështore në këto tryeza modeste. Dhe madhështia mendoj se qëndron pikërisht tek puna dhe përkushtimi.

Nuk i njoh këta njerëz, por do të doja që tua shpërndanit këtë postim kujdo, si një kartolinë urimi.

(Fotoja është huazuar nga profili i Danjela Karriqi)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...