şte Benim Stilim” apo siç përkthehet në shqip “Ky është stili im” është një ndër emisionet më të ndjekura në Turqi

“Ku, dhe si duhet të vishem unë e di më së miri”- është kjo arsyeja se pse në këtë emision garojnë vajzat, për tu zgjedhur si femra më me stil në Turqi.

Në emisionin i cili u transmetua dje vajzat u prezantuan me vello ku nuk ka munguar muzika dhe argëtimi, nuk u la anash as muzika shqipe me vallëtare të cilat ishin veshur me veshje tradicionale të shqiptarëve.

Mirëpo diçka që ka tërhequr më shumë vëmendjen është anëtarja e jurisë Ivana Sert e cila ka vallëzuar me muzikë shqipe.

Bukuroshja serbe nuk e pati problem që të ngihet të vallëzojë e të argëtohet me muzikë shqipe. “Sa e bukur nga ka dal nusja” është kënga me të cilën Ivana tregoi për traditën e vallëzimit në Ballkan.