Sikur mos ishte mjaftueshëm magjike dita e dasmës, dhëndri Stephen Watt ka vendosur që të marrë gjithë rrjedhën në dorë duke surprizuar nusen e tij Keriann Watt.

Fillimisht ai ka vendosur që ta bëjë konfuze duke i dhuruar një rosak lodër dhe më pas i ka thënë të shikojë drejt derës ku hyri një burrë me një qen të vogël në krahë.

Keriann e emocionuar ka filluar që të bërtasë dhe të qajë nga gëzimi.
“Mendova se ishte një shaka,”-ka thënë 32-vjeçarja për ABC News. “Kur pashë qenin nuk mund ta besoja dhe u mposhta nga emocionet.”

Ajo kishte filluar të fiksohej mbas qenve që para 10 vitesh dhe e dëshironte shumë ta kishte një të tillë në shtëpi.
Ndiqeni videon më poshtë