Ky popull është shembull më i madh për të mbajturit e moralit dhe të meritave të trashëguara për fisnikërinë dhe për shekuj me radhë ka qenë nën kapacitetin e tij, që, megjithëse influencën tirane dhe degraduese,

e mban prap kryet lart, nuk i ka humbë shpresat e veta dhe gjithnjë thotë se jam shqiptar, qoftë edhe në mes të zjar.rit e për këtë ky meriton të gradohet me një listë të gjatë virtytesh të pastra e shembullore.

San Guiliano thotë se shqiptarët janë egoistë të radhës së parë. Sigurisht ata nuk janë një racë që shtrohen dhe kërrusen nga frika.

Trimëria e tyre s’ka kufi; ata e përballojnë vde.kjen dhe fatkeqësinë e tyre pa u trembur; fjala e Besës për ta është shumë më e shenjtë se sa bëmat e mëdha të popujve të civilizuar; hospitaliteti i tyre vijon deri sa mos t’u mbetet më kurrgjë; virtytet e grave të tyre,

janë tradicionale, dhe vde.kja është dënimi i zakonshëm dhe i shpejtë në raste tradhëtie ose imoraliteti; sensiviteti i tyre në çnderime dhe fyerje është shumë më i madh se sa në gënjeshtra e shpifje dhe kështu rastet mbarojnë gjithmonë në gja.kmarrje;

n’asnjë vend tjetër të botës nuk është më e sigurtë gruaja nga ofendimet sa në Shqipëri, ai që vr.et një grue bie nga vlefta dhe e humb emrin e famën.

Bajroni e nderon në këtë mënyrë besnikërinë e shqiptarëve nga eksperienca personale që pati pranë tyre:

T’ashpër janë djemt e Shqipnis,

e megjith kët nuk u mungojnë virtytet,

po t’ishim këta ma tepër maturë

Ku asht anmiku që u ka shpinën

e shtekun të lirojnë?

Fortesat e shtëpitë e tyne nuk

janë ma të sigurta kurrë

Se ata vetë në kohna trubullimi

e në rasa nevojet;

Sa e randë asht mënija e tyne;

por kur ta falin

miqësija asht fare sigurë

Kur mirnjoftsija ose fisnikija

me derdh gja.kun i thëret

Të pa trembur shkojnë përpara

ku do që t’i çoj udhëheqësi i vet.

Kaq tepër e admironte Bajroni këtë popull saqë Shelleys e thirri këtë me emrin përkëdhelës “ALBI”.

Malësori dallohet nga qytetari. Veshja përgjithësisht është si veshja kombëtare e Greqisë. Fustanella, një fustan i bardhë që mbërrin deri te gjuri, çorapë të bardha mbulojnë puplat e këmbëve,

këpucë me maja të kthyera e me tufa mbi ta, rripi i mesit (silahu) i mbushur me armë, xhamadani me mëngë të lëshuara mbrapa dhe qeleshe1).

Ky popull rron në formën patrike (patriarchal); plaku i shtëpisë nderohet dhe shquhet për mbi të tjerët dhe të gjithë e dëgjojnë.

Vajzat nderojnë dhe dëgjojnë nënën. U mbarohet më parë çdo dëshirë prindërve e pastaj të tjerëve.

Te ky popull nderimi për moshën është një karakteristikë e veçantë; janë shumë zemër mirë për njëri-tjetrin; ndihmojnë shoqi-shoqin në rast rreziku a nevoje, kanë respekt për eprorët e tyre dhe e mbajnë besën me drejtësi e me ndërgjegje të pastër.

Në mes të tyre flasin një gjuhë dekorative, përdorin terma të pastra dhe të prishurit e gojës shpërblehet pa vonesë e nga ndonjë herë shumë rëndë. As me qeshje nuk po përdoret gjuhë abuzive.

Hospitaliteti është në kulmin e tij në Shqipëri; një atakim po t’i bëhet mikut në çdo mënyrë qoftë, është një çnderim i madh për të zotin e shtëpisë e për gjithë fisin e tij.

Ai që grabit ose vjedh mikun, mbas zakonit të vendit, dënohet shumë rëndë; ose me vd.ekje ose nxirret jashtë fisit.

Burrat janë të gjatë. Gegët në Veri janë më të gjatë se Toskët, në Jugë; gjithashtu më të fortë dhe më të rreptë.

Një shkrimtar e përshkuen lëvizjen e malësorëve të Veriut si dhitë e egra që i ngjiten majave e shkëmbinjve më të mprehtë dhe zbresin pa pikë frike nga këto vende, që kur i sheh, thua se as gjë e gjallë s’mund të shpëtojë nga ato.

“BESA” është tradita më e shenjtë; kur njëri ka besën e një personi të mirë të njerit fis,

çnderimi më i madh e pret thyesin e saj prej çdo personi të atij fisi.

Besa e Shqiptarit jo vetëm që mbahet dhe mbrohet me vullnetin më të mirë, por shqiptari, po të jetë nevoja, jep edhe jetën për të mbajtur besën. Një udhëtar nën fjalën e Besës është nën mbrojtje të shenjtë.