Më kujtohet kur e diela kishte tjetër kuptim, kur i vinte era dashuri e ngrohtësi

Sot është e diel. E diel, por shumë më e ndryshme se të dielat në të kaluarën. Mezi dola nga krevati.E shikova telefonin, ora ishte rreth 12, dhe mendova: “Of, paska shkuar dita”.

U zgjova disi dhe menjëherë vrapova te kafeja. Ashtu në pixhame, pa asnjë obligim, sepse e diel është apo. Zvarritesha nëpër banesë nga një anë në tjetrën, madje edhe duke u mërzitur.

Pse kështu? Pse kjo e diel nuk ishte si të dielat para disa viteve? Fillova të kujtoj kohëra të kaluara, e kur mendova më mirë, këto ishin kohëra që nuk kishin çmim. Kohëra të mbushura me dashuri, me ngrohtësi, me harmoni.

Më kujtohet, si të ishte dje. E diela ditë e veçantë. Ditë për gjyshin e gjyshen. A kishte diçka më të bukur se kjo. Mezi prisnim të vinte ajo ditë. Mezi prisnim të zgjoheshim e të shkonim mysafirë të gjyshi e gjyshja. Jo që ditëve tjera nuk shkonim te ato, por e diela ishte e veçantë.

Nuk guxonim të kishim ndonjë obligim apo plan tjetër. Dihej çfarë bëhej të dielave. Mblidheshim e gjithë familja, dajallarë, teze, kushërinj.

Prej në krye të rrugës vite era pite, era ëmbëlsirë me mollë ose kungull. Kishte diçka për qejfin e secilit. Gjyshja nuk përtonte të përgatiste diçka të veçantë për secilin.

Të qeshura sa të duash. Oborri i mbushur me njerëz, me zëra fëmijësh. Gjyshja ishte më e lumtura nga të gjithë. Edhe sot e mbaj mend atë fytyrë të buzëqeshur, atë buzëqeshje të gëzuar e të plotë.

Tullumbat e gjyshes. Të pazëvendësueshëm. Sot nuk ka më të tillë. Ato të gjyshes kanë qenë të veçantë.

Për ne, e besoj edhe për të gjitha familjet e diela kishte domethëne të madhe. Ditë kur shihesh me më të afërmit, rrëfen si e ke kaluar javën, çfarë planifikon për të ardhmen.

Mbledh energji për ta filluar edhe një javë punë. Sot, për fat të keq, e diela e ka humbur domethënien. Na ka mbetur veç t’i kujtojmë kohërat e bukura të së kaluarës, duke shpresuar se një ditë do të vijnë kohëra edhe më të bukura.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...