Edi Rama u thotë “Lamtumirë”, ja çfarë do ndodhë këto dy ditë në Shqipëri

Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga mbyllja e basteve sportive si dhe të kazinove elektronike, këto biznese kanë nxituar që të ulin sa më shpejt qepenat.

Qeveria ka marrë vendim për të mbyllur brenda datës 31 dhjetor 2018 të gjitha kazinotë elektronike, bingot tradicionale dhe bastet sportive në qendrat e banuara.

Pronarët e këtyre bizneseve po shfrytëzojnë tre ditët e fundit për të bërë mbylljet në mënyrë që mos t’i gjejë Viti i Ri në shkelje.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në Facebook të një bar llotoje teksa shfaqen punonjësit që heqin tabelën e një kompanie bastesh sportive.

Postimi i Edi Ramës

Lamtumirë”
Sipas të dhënave zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit deri më datën 23 Dhjetor në të gjithë vendin janë mbyllur 5220 pika bastesh sportive ndërsa 331 pritet të mbyllen.

Pas mbylljes së basteve sportive shumë të vetëpunësuar në bizneset e tyre do të mbeten të papunë, edhe pse qeveria ka thënë se do krijojë një progrm rikualifikimi.

Viti i Ri do të ketë edhe më shumë njerëz në nevojë për punë e të ardhura, pasi shumica e shqiptarëve i nxjerrin të ardhurat e tyre nga biznese të vogla familjare

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...