Kardinal Ernest Simoni, një martir i gjallë

Si sot 90 vjet më parë, në Troshan, një fshat jo shumë i madh në zonën e Zadrimës, në një familje thellësisht besimtare lindi një djalë i cili ditën kur u pagëzua mori emrin Ernest. Pak pa mbushur dhjetë vjeç, hyri në Kolegjin Françeskan dhe atje qëndroi deri në vitin 1948 kur si çdo institucion tjetër ku formoheshin klerikët, kolegji u mbyll nga partizanët.

Si çdo djalë tjetër, nga viti 1953 deri në 1955, Ernesti që kishte studiuar mjaft dhe mund të shugurohej meshtar, kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Do të duhej të priste edhe një vit deri sa, më 7 prill 1956, nga duart e Ipeshkvit të tij adash, Imzot Ernest Çobës mori urdhrin meshtarak, çka do të përkonte edhe me urdhër – arrestin e tij.

Më poshtë, foto nga shugurimi meshtarak:

Ishte vetëm 28 vjeç, por veprimtarinë baritore e kishte shumë të ngjeshur, i kushtëzuar nga mungesa e priftërinjve të nevojshëm dhe kushtet e tmerrshme ku duhet të “mbjellej Fjala e Zotit”.

Ndërkohë që shërbente në Barbullush, duke celebluar një meshë për shpirtin e John Kennedy pasi kështu kishte kërkuar Papa i kohës, arr.estohet dhe gjy.kohet.

Gjykata vendos dënim me vde.kje i cili më pas kthehet në bur.gim dhe punë të detyruar përjetësisht e në fund, 25 vite burg prej të cilëve kryen 18. Gjatë kësaj periudhe, ishte mjaft i heshtur.

Shikonte punën e tij dhe çdo ditë, në mënyrë të habitshme, provonte të celebronte meshë aty brenda, në një qoshe të burgut. Lutej shumë, madje edhe në sy të gardianëve. Ata mendonin se ishte i çmendur prandaj, përpos ndonjë talljeje, nuk e shqetësonin.

Pasi doli nga burgu, u detyra të punojë në komunalen e Shkodrës si pastrues i gropave septike dhe i ujrave të zeza deri kur, me ardhjen e demokracisë në fillim të viteve ’90, veshi sërish rrobën e priftit dhe celëbroi deri në pesë meshë çdo ditë. Janë të paharrueshme në kujtesën e banorëve të Ashtës, Trushit apo Barbullushit meshët e thëna jashtë, para mijëra njerëzve që vinin nga i gjithë veriu.

Arkidioqeza e Shkodrës e emëroi si ekzorcist të sajin, funksion që e kreu për dy dekada e që akoma dhe sot, kur është nevoja, falë forcës së lutjes, e kryen më së miri. Ai është me të vërtetë njeriu që ka takuar djallin. I pyetur në një intervistë, ka thënë:

Djalli asht nji krijesë e çuditshme. Nuk di me tregue nëse asht femen a mashkull. Di me thanë se ka nji erë të randë e cila të mbyt.

Kur Papa Françesku erdhi në Shqipëri, dom Ernesti bashkë me motër Maria Kaletën dhanë dëshmitë e tyre para tij. Mes të tjerash, dom Ernesti tha:

E prandaj, më datë 24 dhjetor 1963, sapo mbarova kremtimin e Meshës së Vigjiljes së Krishtlindjeve në fshatin Barbullush të Shkodrës, me vijnë katër oficerë të Sigurimit e më paraqesin dekretin e arr.estimit dhe të pushk.atimit.

Më vunë hekurat duke m’i lidhur krahët pas shpinës dhe, duke më goditur me shkelma, me futën në makinën e tyre. Nga kisha më çuan në dhomat e izolimit, ku më lanë për tre muaj në kushte çnjerëzore jetese. Ashtu të lidhur më çuan në hetuesi.

Kryehetuesi më tha: “Ty do të të var.im në litar si armik, sepse i ke thënë popullit që të vde.sim të gjithë për Krishtin po qe nevoja”. M’i shtrënguan hekurat aq fort në duar saqë gati me penguan sistolacionin e zemrës e gati pata vde.kur.

Donin të më bënin të flisja kundër fesë dhe kundër hierarkisë kishtare. Unë nuk pranova asgjë. Nga torturat rashë gati i vd.ekur. Kur e panë këtë, hetuesit më liruan. Zoti deshi që të vazhdoja të jetoja.”

I përlotur, Papa e përshëndeti dhe i uroi një jetë të gjatë. Do të ishte një vendim i tiji i cili, vitet e mbetura të jetës do ja ndryshonte rrënjësisht.

Më 19 nëntor 2016, Dom Ernesti u bë Kardinal Ernesti njëkohësisht me 19 prelatë të tjerë të Kishës Katolike Romake. Me këtë veprim, Papa Françesku nderoi martirin e gjallë, shokët e të cilit u nderuan në qiell me 4 nëntor 2016 duke i shpallur të lumë.

Motoja e Kardinal Ernest Simonit është citati biblik ku thuhet “Zemra jeme do të triumfojë”. Dhe ka të të drejtë: Zemra e tij e drejtë dhe mirësia që buroi prej saj triumfuan!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...