Shumë fotoreporterë janë bërë të famshëm me fotot e tyre, sidomos në periudha luftrash, pasi ato janë foto që prekin më shumë zemra, foto që ngjallin më shumë kureshtje se çfarë fshihet pas saj, foto që në fund të fundit shesin. Sot çdo gjë është marketing, edhe kur ti përfiton nga vuajta e dikujt tjerër.

Kjo është foto më e re që ka bërë “boom” mediatik së fundmi. Është fytyra e pisët, por e ëmbël e një vajze të vogël, me sy bojëqielli si diamantë dhe me flokë të shpupuritur. Një tjetër vik.timë e bombardimeve që zhvillohen pa ndërprerje në Lindjen e Mesme. Ajo duket e gëzuar, sikur të ketë gjetur shpëtimtarin e saj.

Kjo nuk është foto e vetme që ka prekur zemrat e mijëra njerëzve anëembanë botës.

Kjo vogëlueshe me sy të artë si flori, me flokë të parregulluar, gjithashtu e pisët në fytyrë dhe me lot që i rrjedhin në faqe, ka bërë që mijëra njerëz të solidarizohen në internet dhe të shprehin keqardhjen e tyre.

Por a mjafton kjo?

Ajo buzëqeshje ishte maksimumi që mund të bënte pasi fotografi i tha të buzëqeshte. Një buzëqeshje që të rrëqeth trupin kur e sheh. Është një buzëqeshje nga ato si i themi ne “nga halli”.

Një buzëqeshje që duket sikur thotë: “Unë po vuaj ndërsa ti kërkon foto, gjithsesi jepi shkrepe, ja kaq mund të bëj unë, të qesh ndërkohë që qaj, jepi shkrepe”.

Një foto që duhet ta shohin të gjithë dhe të kuptojnë se çfarë bëhet në Lindjen e Mesme. Ta shikojnë udhëheqësit ushtarakë të fuqive të mëdha apo dhe pilotët e avionëve. Thua do t’ju bëj përshtypje?!

Kjo foto tregon më së miri realitetin në Lindjen e Mesme. Kur fotografi nxorri aparatin për të footografuar këtë fëmijë, ai ngriti duart lart pasi mendoi se aparati fotografik ishte një armë. Një foto dhe histori prekëse në të njejtën kohë.