Prindërit martojnë motrën me vëllain binjak 6 vjeçar në një ceremoni luksoze

Vëllai dhe motra e tij binjake janë martuar në një ceremoni budiste, sepse prindërit e tyre besojnë se ata ishin të dashuruar në një jetë të mëparshme.

Guitar dhe motra e tij Kiwi, të dy të moshës 6 vjeç, u martuan në një ceremoni luksoze në Tajlandë, duke shpenzuar mijëra paund.

Anëtarët e familjes, miqtë dhe fqinjët erdhën për të treguar mbështetjen e tyre dhe morën pjesë në festime.

Gjatë ceremonisë tradicionale, kishte një udhëtim rrugor të supozuar, sipas të cilës, Guitar kishte kaluar nëpër 9 porta për të takuar Kiwi.

Videoja tregon njerëzit që vallëzojnë dhe luajnë instrumente muzikore në rrugë, të veshur me rroba shumëngjyrëshe, para se Guitar t’i japë motrës së tij një puthje në faqe.

Guitar duhej të paguante një prikë prej 200,000 bahtësh dhe ar me vlerë 1000 paund përpara se martesa të cilësohet e kryer.

Që nga momenti kur ata lindën në shtator 2012, prindërit Amornsan Sunthorn Malirat, 31 vjeç dhe Phacharaporn, 30 vjeç, thuhet se e dinin që fëmijët e tyre duhet të lidhnin martesë.

Sipas raporteve, disa budistë mendojnë se binjakët meshkuj dhe femra kanë karma nga marrëdhëniet në një jetë të kaluar dhe janë rilindur së bashku, pasi borxhi nuk është zgjidhur.

Nëse ata nuk martohen shpejt, mund t’i ndjekë fati i keq në të ardhmen.

Duke folur për besimin e lashtë, Amornsan i tha Daily Mail: “Ne duhet të organizojmë një martesë për dy binjakët si një zgjidhje për çështjet që kishin para se të rilindeshin.

“Nëse ata janë të martuar, ata do të jetojnë jetë të shëndetshme dhe të suksesshme dhe nuk do të jenë të sëm.urë”.

Mamaja e tyre shtoi: “Ata ishin të dy kaq të ëmbël gjatë martesës së tyre, do të jenë miqtë më të mirë për pjesën tjetër të jetës”.

Ceremonia nuk është ligjërisht e detyrueshme dhe Phacharaporn konfirmoi se të dy mund të gjejnë partnerë të tjerë kur të rriten.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...