Kjo foto, e bërë në Krishtlindje, e ka ndryshuar botën

Fotografia e Tokës nga kozmosi, me bukurinë e saj, të cilën gjinia njerëzore e ka pritur me mijëra vjet që ta njohë, përfundimisht i ka prekur zemrat njerëzore

Kjo fotogrfafi është e vjetër plot gjysmë shekulli. E ka bërë astronauti Bill Anders në Krishtlindjen e vitit 1968 nga Apollo 8 – anija kozmike, e cila është rrotulluar kah ana e errët e Hënës herën e katërt gjatë misionit. Kur në horizonte është shfaqur Toka, Anders e ka rrëmbyer Hasselbladin dhe ka filluar të shkrepë.

Në atë kohë para-digjitale kanë kaluar pesë ditë para se të shohë se çfarë ka fotografuart. Astronautët janë kthyer në Tokë dhe filmit e kanë dhënë për zhvillim. Në edicionin vjetor të revistës ‘Life’ fotografitë janë botuar në dy faqe.

Ky nuk ka qenë shikimi ynë në planetin tonë nga kozmosi. Sondat lunare kanë dërguar prapa fotografi të skenuara të Tokës së mbuluar me re. Sateliti madje ka bërë fotografi me ngjyra, të cilat në vjeshtë të vitit 1968 janë gjendur në botimin

‘Whole Earth Catalog’, cilin e ka botuar Stewart Brand. Që në botimin tjetër në pranverë të vitit 1969, në kopertinë ka qenë fotografia e Andersonit, sot e njohur i ‘Earthrise’.

Brand ka qenë njëri prej aktivistëve ekologë, të cilët kanë menduar se fotografia e Tokës nga kozmosi do t’i bashkojë njerëzit për kujdesin ndaj planetit tonë.

‘Earthrise’ ka arritur efekt shumë më të madh. Me bukurinë e saj, të cilën gjinia njerëzore e ka pritur me mijëra vjet që ta njohë, përfundimisht i ka prekur zemrat njerëzore.

GazetaMetro.net

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...