3 MIJË LEKË/ SHPËRBLIMI SHTESË, SI MERRET NGA 131 MIJË FAMILJE

Qeveria akordoi para disa ditësh 3 mijë lekë shpërblim për familjet që marrin ndihmë ekonomikë dhe personat me aftësi të kufizuar.

Ky shpërblim tashmë ka filluar të shpërndahet dhe mund të tërhiqet në të gjitha pikat e Postës Shqiptare. Shpërblimi merret në vlerën:

3000 lekë për familjet e skemës së ndihmës ekonomike.

3000 lekë dhe për personat me aftësi të kufizuara.

Në total do të përfitojnë 62,640 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike. Po kështu do të përfitojnë dhe 69 000 persona me aftësi të kufizuara.

Kush përfiton sipas vendimit

a) Familje, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike;

b) Familje, të cilat kanë në përbërje të tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-së, sipas pikës 3, të nenit 7, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar;

c) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar;

ç) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar”, – thuhet në vendimin e qeverisë.

Pensionistët

Ndërkojë të gjithë pensionistët thuajse e kanë tërhequr shpërblimin prej 5 mijë lek të reja që miratoi qeveria. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, më shumë se 500 mijë të moshuar, tashmë e kanë marrë shpërblimin.

Pensionistët e kanë marrë ose në postë, ose bashkë me pensionin e tyre, nëse nuk e kishin tërhequr.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...